Ja kush është Shkumbin Mehmeti, dëshmitari që tronditi opinionin mbrëmë!

Shkumbin Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim për sulmin, që u konsiderua terrorist, i ndodhur në vitin 2004, ndaj pjesëtarëve të UNMIK-ut, më 6 shtator 2012 kishte shkruar një deklaratë të cilën e kishte deponuar në Prokurorinë serbe për Krime Lufte, në të cilën shpjegonte versionin e tij se si bashkë me grupin e tij, kishin kryer vrasjen e dy pjesëtarëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

I dënuari për sulmin ndaj UNMIK-ut, në deklaratën që e deponoi në Prokurorinë serbe, përmes Nazim Bllacës, shpjegon versionin e tij për ngjarjen e 24 marsit 2004.

Aty, ai implikon në vrasjen e policëve të UNMIK-ut edhe gjithë bashkë të akuzuarit e tjerë, që më pas u liruan nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, e cila më 9 nëntor 2007 shpalli fajtor për terrorizëm vetëm Shkumbin Mehmetin, derisa liroi nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Shkumbin Mehmeti tani po vuan dënimin në burgun e Dubravës dhe ka pranuar të flasë haptas për akuzat ndaj grupit të tij.

Mehmeti nga Podujeva ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Shumicën e kohës ka shërbyer në zonën e Llapit. Një kohë ka qenë pjesëtar i njësisë vëzhguese diverzante ‘Arbëri’ me bazë në Kleçkë nën komandën e Tahir Sinanit pranë shtabit të përgjithshëm. Pas luftës nga viti 2001-2003 ka qenë pjesëtar i SHPK-së. Në vitin 2003 ishte largu nga Policia dhe i ishte bashkëngjit një grupi kriminal me të cilin edhe më herët siç ka thënë ai ka pasur kontakte.

Mehmeti,39 vjeqar ish-pjesëtar i UÇK-së dhe SHPK-së, prej marsit të vitit 2004 është në burg.