Morena Taraku prezanton veturën e re luksoze të tipit “Range Rover” (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdon të jetë e shumë komentuar në media.

Ajo njihet për jetën e saj luksoze që bën, të cilën nuk heziton që për asnjë çast ta ekspozojë në rrjetet sociale.

Morena ka treguar se i ka shumë në qejf veturat, ndërsa deri më tani ka vozitur një veturë të tipit “Porche”.

Por, duket se së fundmi, Taraku ka vendosur t’i bëjë një zëvendësim, duke e pajisur veten me një veturë edhe më luksoze të tipit “Range Rover”

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe përbrenda veturës së re, ku ka treguar ambientet e brendshme të ‘Rang Rover’-it të saj më të ri.

Fansat e shumtë kanë komentuar në fotografi, duke e uruar modelen për blerjen e re. /Telegrafi/