‘Të rebeluarit’ e Vetëvendosjes ka gjasë të zbuten

Tash e një kohë Vetëvendosja po ballafaqohet me disa probleme, ku si pasojë e këtyre problemeve kanë dhënë dorëheqje nga postet të cilat i mbanin në këtë parti këto figura politike: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Qëndron Kastrati, Faton Topalli, Shqipe Pantina, Zgjim Hyseni, dhe Frashër Krasniqi.Dorëheqje nga kryesia e kësaj partie kishte dhënë ditë më parë edhe Albulena Haxhiu, mirëpo ajo u rikthye sërish në krye të kësaj partie, kthimi i saj i pranua në kryesi pas një mbledhje që mbajti VV para disa ditësh.E si duket me kthimin e Haxhiut, gjërat kanë filluar të përmirësohen në këtë parti. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike Fadil Lepaja.Ai pohoi se kthimi i deputetes ka dhënë sinjal që edhe kthimi i tjerëve mund të jetë i pranueshëm.“Kthimi i deputetes Albulena Haxhiu e cila më herët ishte tërhequr, si duket dha sinjal se kthimi edhe i të tjerëve mund të jetë i pranueshëm”, tha ai.Po ashtu, Lepaja konsideron se Dardan Molliqaj kishte motiv kryesor ta ndal Albin Kurtin që të bëhet lideri i kësaj partie, mirëpo pasi gjërat nuk funksionuan Molliqaj ka gjasa që të kthehet sërish në kryesi, dhe të fillojnë negociatat mes Kurtit dhe Molliqajt.“Motivi kryesor, i deklaruar prej Molliqaj, ka qenë pamundësimi i Kurtit të kandidoj për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për ta arritur këtë objektivë, ata filluan të tërhiqen një nga një, duke shfrytëzuar reagimet e aktivistëve të VV kundër deputetes Aida Dërguti e cila në një komunikim në grup, në rrjet, e kishte fyer Kurti. Duke qenë se Kurti, tashmë dihet se ka mbetur kandidati i vetëm për kryetar të LVV dhe se perspektiva e grupit të rebeluar brenda lëvizjes duket e zymte. Kthimi i Molliqaj, mund të ketë për motiv ruajtjen e Lëvizjes, pasi dalja në vete, është vlerësuar se nuk do te kishte suksese kështu kthimi i tij në kryesi hape rrugë për negociata në mes të Kurti dhe Molliqaj, lidhur me të ardhmen e deputetëve të rebeluar të LVV”, ka përfunduar deklaratën Fadil Lepaja.

Ndërsa, Dardan Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se do të marrë pjesë në takim e grupit parlamentar të VV-së dhe kryesisë së kësaj partie.

Në këtë takim do të flitet për gjetjen e një zgjidhje për krizat të cilat ka pasur kjo parti.

Shkrimi i Molliqajt i plotë:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.