​LAJMI I FUNDIT: Plaçkiten thasë me para në një bankë në Prishtinë

    Selia e një banke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është plaçkitur pak minuta më parë.
    Gazeta Express raporton se plaçkitja ka ndodhur gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë.

    Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës.

    Filiali i bankës e cila është plaçkitur është e “Teb Bankës”, shkruan Gazeta Express.

    Në muajt e fundit, rastet plaçkitjeve të armatosura të bankave në Kosovë janë rritur dukshëm.

    Kujtojmë se para pak muajve një pjesëtarë i policisë në Istog u vra, derisa disa plaçkitës të armatosur po vidhnin në një bankë në këtë qytezë. /GazetaExpress

    Lexo edhe:  Haradinaj tregon se a u përplasën me Thaçin e Veselin në Ambasadën amerikane