2.5 ton drogë drejt Italisë, jepet vendimi për doganierët

Dy vjet pas arrestimit Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për 7 nga të arrestuarit e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, Gjykata dënoi me nga dy vjet burg 3 punonjësit e doganës, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi.

Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Lexo edhe:  Mogherini bën këtë gjë për Kosovën, çmendet komplet Serbia