24 ORË PAS PUBLIKIMIT, KJO ËSHTË KËNGA MË E DËGJUAR NGA “FESTIVALI I RTSH-SË”

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i “Festivalit të Këngës në RTSH”, që do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe finalja në 22 dhjetor që do të shpallë fituesin i cili do na përfaqësojë në Eurovision.

Së fundmi janë publikuar edhe 20 këngët nga festivali të cilat publiku ka pasur mundësi t’i dëgjojë në Youtube 24 orë pas publikimit, kënga më e dëgjuar është “Me tana” nga Elvana Gjata. Kënga ka arritur 800 mijë shikime në Youtube.

Pas Elvanës, vjen kënga e Arilena Arës “Shaj” me mbi 200 mijë shikime dhe pas saj kënga e Eli Farës dhe Stresit me titull “Bohem”.

Lexo edhe:  Rrëfimi i artistit kosovar: Në Kosovë ishte çoban, në Amerikë arriti majat e suksesit

Lini një Përgjigje