4 skuadra të mëdha evropiane pas Arbër Zenelit

ZenelitËshtë njëri nga më të mirët e Kosovës.Fjala është për Arbër Zenelin, i cili shumë shpejt mund të largohet nga Herenveen, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi performancat e jashtëzakonshme me kombëtaren e Kosovës kanë rënë në sy të ekipeve më të mëdha evropiane.

Fiorentina, PSV-ja, Ajax dhe Fenerbahce po synojnë futbollistin nga Mitrovica, derisa mbetet të shihet në mini-afatin kalimtar të Janarit nëse anësori fantazist i ‘verdhë e kaltërve’ do të ndërrojë ambient.

Kujtojmë që Zeneli u zgjedh si lojtari i tretë me sprintin më të shpejtë në Ligën e Kombeve.

/GazetaBlic/

Lexo edhe:  Aksion i bukur, Januzaj shënon gol