55-vjeçari plagos një burrë dhe një grua në Pejë

    Dy persona janë plagosur nga një person sot në fshatin Treboviq të komunës së Pejës ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Dy persona janë plagosur dhe një person është arrestuar pas këtij incidenti të armatosur nga Policia.

    Njëri nga personat e plagosur është i gjinisë femërore, kurse të plagosurit me armë zjarri janë rrezikut për jetë

    Komunikata e plotë nga Policia:

    Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar:

    B. K. lindur me 1964 m/k/sh

    Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore.

    Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

    Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

    Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë.

    Lexo edhe:  12 ditë grevë urie në burg për të pasur laps dhe libra: Lexoni 7 fakte të rralla për Ukshin Hotin