Mediat britanike: Shaqiri po largohet nga Liverpool, në vend të tij vjen një tjetër kosovar

Mediat britanike po raportojnë se trajneri Jurgen Klopp po mendon të zëvëndësojë Adnan Januzajn me bashkëkombësin e tij, Xherdan Shaqiri, transmeton Gazeta Metro.

Kohëve të fundit po spekulohet shumë se Shaqiri mund të largohet nga ‘Anfield’ gjatë kësaj vere.

E në vend të tij mund të vijë një lojtar nga Kosova, që është Adnan Januzaj.

Portali Rush The Cop, që drejtohet nga tifozë të Liverpool, thotë se trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë fazën ofensive dhe e sheh përfaqësuesin belg si lojtarin ideal për ta zëvendësuar Xherdan Shaqirin, i cili mund të largohet gjatë verës.

Kujtojmë se Shaqiri për momentin është i lënduar dhe ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e ekipit pikërisht për këtë arsye.

Lexo edhe:  Trajneri zviceran e zbulon arsyen pse e zëvendësoi Xhakën