Djali i Vokrrit: Ky politikan la fjalët më të mira për babain tim!

    Fadil Vokrri nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët. Heroi dhe legjenda e sportit kosovar, Fadil Vokrri ndërroi jetë me 9 qershor të këtij viti, por ai u largua vetëm fizikisht, pasi nga mendjet tona nuk do të largohet asnjëherë.

    Ëndrra e tij u realizua. Stadiumi i qytetit në Prishtinë ka përfunduar dhe është pothuajse gati të mirëpresë ndeshjet e kombëtares së Kosovës. Qërshia mbi tortë është emri i këtij impianti gjigant, ‘Fadil Vokrri’.

     

     

    Në dokumentarin e realizuar nga ‘GazetaBlic’ për legjendën e futbollit shqiptar ka folur edhe i biri i tij, Gramoz Vokrrit – i cili ndau momente të padëgjuara më parë për babain e tij.

    Gramoz Vokrri tregoi se cila ka qenë lavdata më e madhe që ai ka marrë për Vokrrin nga figurat e njohura.“Si prind ka qenë një person shumë pozitiv, ka qenë gjithmonë afër familjes edhe përkundër angazhimeve të shumta që i ka pas.

    Gjithmonë kemi qenë në kontakt, pasi ne jemi rritë në Francë, por prap kemi pas raporte shumë të mira babë dhe bir.

    Është një kënaqësi dhe një krenari që ku do që të shkosh në botë të përmendet emri i babait për vepra të mira për sportin. Fjala që z.Kadri Veseli e ka thënë për babin tim vlen shumë edhe pse nuk ka të bëjë me futbollin. Ai e ka përshkruar në mënyrën më të mirë Fadil Vokrrin. Ai më tha se babai im ka qenë një person që t’ka shti me i dashtë njerëzit”, ka thënë Gramoz Vokrri për ‘GazetaBlic’.Dokumentarin për legjendën, Fadil Vokrri mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

    Lexo edhe:  Sheshel kërkon nga kinezët dhe rusët t’i dërgojnë trupat në Kosovë