A është kjo deklarata e Haradinajt që shtyu Thaçin të tregohet kaq i ashpër me të?

Në orët e paradites, kryeministri Ramush Haradinaj ‘shprehi ngushëllime për vdekjen e idesë së ndryshimit të kufijve’. Ka vdekur kjo ide dhe për këtë ju shprehi ngushëllimet e mia, tha veç tjerash Haradinaj.

A ishte kjo deklarata, që në konferencën e pasditës së presidentit Thaçi, ta bënte këtë të fundit ta cilësojë Haradinajn si një populist që ‘ka nevojë të korrigjojë mendimet e veta’.

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar mesazh të prerë kryeministrit Ramush Haradinaj që t’i ‘korrigjojë’ qëndrimet e tij për dialogun me Serbinë.

Thaçi i ka quajtur deklaratat e Haradinajt ‘si një formë të mirë humori’ të kryeministrit, duke shtuar se ‘ndoshta këtë e bën për karrierë’, mirëpo nuk janë qëndrime që i duhen tani shtetit të Kosovës.

“Kryeministrat ashtu si edhe presidentët shkojnë e vinë, por kryeministrat mund të korrigjohen”, ka thënë Thaçi duke e quajtur populist qëndrimin e Haradinajt për Preshevën.

“Nëse kryeministri nuk pajtohet me bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, pra këtu ka tallje me të gjithë njerëzit e Kosovës që përkrahin këtë. Prandaj është koha që njerëzit të korrigjohen, t’i korrigjojnë mendimet e tyre.”, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.

Ndryshe, Thaçi ka thirrur konferencë për media, ppikërisht pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ‘u shprehë ngushëllime të gjithë atyre që mendojnë për ndryshime kufijsh, pasiqë kjo ide ka vdekur’.

“Ju shprehi ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shprehu të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet … Çështja e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne sot zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende , por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, deklaroi Haradinaj në një konferencë të mëhershme/Periskopi/