Afera Lewinsky, dalin detaje të reja

Monica Lewinsky ka pranuar në dokumentarin e ri se prej ditëve të para në Shtëpi të Bardhë ishte dashuruar në presidentin e atëhershëm të SHBA Bill Clinton dhe se shpesh ka filtruar me të, e madje një herë ia ka treguar edhe mbathjet në mënyrë që t’ia tërheqë vëmendjen.

Clinton ka marrë pjesë në një festë të ditëlindjes të një të punësuari në Shtëpi të Bardhë e cila u mbajt në vitin 1995, ndërsa Lewinsky ka kuptuar se brekët i kishin dalë nga pantallonat.

 

“Në vend se t’i tërheq pantallonat lartë, siç kisha vepruar zakonisht, tani nuk bëra asgjë. Të mbathurat e mia nuk kishte parë askush në atë hapësirë, përveç Clintonit”, ka thënë ajo.

“Derisa kaloja afër një zyre shikova brenda. Bill ishte brenda dhe më dha sinjal të hyjë. Mendoja se është e pamundur që zemra të më rrahë aq shpejtë. Atëherë nuk e dija, por ishte ky moment në të cilin kisha hyrë në “vrimën e lepurit”, ka thënë ajo.

Lewinsky dhe Clinton kanë filluar lidhjen e cila përfundoi me skandal.

“Gjithmonë kemi biseduar për fshehtësinë e asaj lidhjeje. Ishim të kujdesshëm, por u pa se jo mjaftueshëm. Isha dorëzuar plotësisht në mëshirën dhe pamëshirën e tij”, ka thënë ajo.

“Sigurisht se kam kuptuar se ai ishte president, por mendoj se për mua ka pasur domethënie të madhe ajo se më dëshiron dikush të cilin të gjithë e dëshironin, sado që të jetë gabim. Isha vetëm 22 vjeçe dhe ashtu janë ndier”, ka treguar ajo.

“Shkuam në tualet, ku ishim edhe më intim. Më jepte komplimente, e unë ia ktheja. Erdhëm deri te pika në të cilën ai në takimet e mëhershme gjithmonë ndalej. Diqysh mora guximin dhe e pyeta se a dëshiron të vazhdojmë. Ai më në fund tha se dëshiron”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:  Operacioni më i madh ushtarak i NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, tërbohet Rusia