Afrona në prag të martesës godet përmes një thënie

Bashkëshortja e këngëtarit Blero, Afrona Dika ka goditur përmes një postimi.

“Nuk ka rëndësi sa i pasur je, sa i edukuar ose i sa i talentuar beson se je, mënyra se si ti i trajton njerëzit, i thotë të gjitha. Ndershmëria është gjithçka”, janë fjalët që Afrona ka vendosur sot, të ndajë me ndjekësit, shkruan Kosovarja.

 

Këshillë apo thumbim ndaj ndonjë personi të caktuar, kjo mbetet pjesë e pazbuluar nga Afrona.

Megjithëse, mund të konsiderohet edhe thjeshtë si këshillë, pasi që jo të rralla janë postimet e tilla nga ana e modeles, të fejuarës aktuale të Bleros.

Kujtojmë se, dyshja në fjalë, para pak ditësh bën të ditur se 2019-ta do të jetë vit i tyre, pasi që pritet të kurorojnë dashurinë që gëzojnë prej disa vitesh.