Agnelli: Ajax-i e meritoi kualifikimin, por…

Presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli, ka folur për “Sky Sport” pas eliminimit nga Champions League të Juventus-it.

Ajax e meritoi plotësisht kualifikimin, por njëkohësisht ne jemi të vetëdijshëm se në pesë ose gjashtë vitet e fundit kemi qenë të pranishëm në çerekfinalet e Champions League dhe duam të vazhdojmë të përmirësohemi vit pas viti”, ka thënë numri një i “Zonjës“.

Ajax-i është një klub që punon me cikle dhe ky aktuali ka nisur dy vite më parë. Ata e meritojnë, jo vetëm për takimin e sotëm, por për mënyrën si kanë luajtur në të dy takimet. Natyrisht, ky është një kompeticion ku 30 minuta të luajtura në mënyrën e duhur mund të bëjnë diferencën mes eliminimit dhe fitores së trofeut“.

Jemi afër titullit të tetë radhazi në kampionat dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Juventus ishte në vendin e 43-të në renditjen e UEFA-s dhe tani është në të pestin, kështu që duhet ta vlerësojmë situatën në përgjithësi”.

Lexo edhe:  A është këtu Besim Dina me të dashurën