Ajo që ka bërë Llapi për futbollistin e lënduar rëndë para ndeshjes së sotme është klas i pastër

Skuadra e Llapit i ka kushtuar tribut të veçantë futbollistit të lënduar, Valmir Veliut, para ndeshjes kundër Feronikelit, të mërkurën.

Kujtojmë se Veliaj ishte protagonist i një episodi të frikshëm javën e kaluar në përballjen kundër Prishtinës, derisa u lëndua rëndë pas një përplasje me yllin e Prishtinës, Diar Miftaraj, shkruan Periskopi.

Ai ishte dërguar me nxitim në spital, derisa fatmirësisht gjendja e tij aktualisht është stabile.

Veliaj u lirua ditën e djeshme nga spitali, por nuk ishte i gatshëm të luante sot kundër “Niklit”.

Sidoqoftë, bashkëlojtarët e tij u përkujdesën që ta bëjnë atë të ndihet edhe më mirë, duke mbajtur në duar fanellën e tij në formë solidarizmi.

Përveç kësaj, Veliaj u duartrokit edhe nga fansat prezent në “Zahir Pajaziti”.

Lexo edhe:  Futbolli i Kosovës në zi, ndërron jetë futbollisti dhe gjyqtari i njohur kosovar