Aksident fatal, makina bie në kanal, vdes 17-vjeçarja shqiptare

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur mbi Shkallë, në Borsh. Raportohet për një aksident ku ka humbur jetën një 17-vjeçare e identifikur si Analuiza Duro.

    Bëhet me dije se vajza e re ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi R.Dh., 19 vjeç. Makina tip “Audi” ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.

    Polica e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale, drejtuesin e mjetit.

    Informacion paraprak

    Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

    Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

    Lexo edhe:  Trajkoviç zbulon planin e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës