Aksident në rrugën Prishtinë-Shtime, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person është në gjendje të rëndë meqë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Shtime.

Mësohet se viktima është dërguar në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Prishtinë.

Aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ka ndodhur pranë fshatit Bujan të Lipjanit.

Personi i cili ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

Ende nuk dihet identiteti i personit të lënduar.

Lexo edhe:  As Prekazi s’i bashkon politikanët