Aksidenti i rëndë trafiku, lëndohen nëntë persona

Nëntë persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë.

Mësohet se të lënduarit ishin në mjetin tip Land Rover.

Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq. /tch