Aksion i bukur, Januzaj shënon gol

Adnan Januzaj ka shënuar gol për Real Sociedadin.

Futbollisti kosovar ka realizuar në minutën e 27-të në përballjen ndaj Levantes.

Një aksion të bukur për vendasit, Januzaj e përfundoi në mënyrën më të mirë për të kaluar në epërsi Sociedadin.

Kujtojmë që futbollisti nga Istogu javën e kaluar është rikthyer në fushë pas një lëndimi që kishte pësuar.

Lexo edhe:  Boksieri shqiptar ‘shpërthen’ në lot pasi shpallet kampion bote në WBO, titullin ia dedikon babait!