Alarm i kuq nga meteorologët për Ballkanin: Europa do të digjet, por Kosovën e rajonin e pret diçka edhe më e keqe

    Në raportin e Accuweather, thuhet se zona e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në Poloni dhe Hungari.

    Meteorologët botëror nga sajti i famshëm për parashikim të motjit, ‘Accuweather’ kanë parashikuar se Europa sivjet do të përballet me mot shumë të ngrohtë, por edhe me stuhi shumë të ashpëra.

    Në raportin e Accuweather, thuhet se zona e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në Poloni dhe Hungari.

    “Nxehtësia do të zgjasë më shumë se vitin e kaluar kur temperaturat rekord u regjistruan në Portugali, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Skandinavi, por ato zgjatën në përgjithësi rreth një javë,” shkroi Erik Lister, një nga meteorologët kryesor të Accuweather.

    Ai tha se temperaturat më të larta se 38 ° C mund të priten në zonat nga Franca Veriore, Belgjikë, Holandë, në Poloni, Sllovaki dhe Hungari.

    Temperaturat mbi 40 ° C mund të priten në pjesën të lindore dhe jugore të Francës, gjatë muajit korrik dhe gusht, dhe se më e keqja do të jetë në Portugali dhe Spanjë, ku është e mundur që pas disa ditësh të ketë temperatura nga 43 ° C e më shumë. Megjithatë, nxehtësia nuk do të djegë tërë Evropën.

    Temperatuarat nuk pritet të jenë aq brutale në Ballkan, por pritet të ketë rreziqe të tjera që do të vijnë na moti i ligë e që do ta përfshijnë Ballkanin, nga lindja e Bullgarisë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Kosovën.

    “Kjo stuhi do të sjellë rrufe të shumta, përmbytje dhe erërat shkatërrimtare për qytete e fshatra. Stuhitë e forta, do të jenë në gjendje të krijojnë edhe tornado” tha Royce.

    Lexo edhe:  Skandal, “Qeveria shqiptare ndërhyn edhe në garën për kreun e Komunitetit Mysliman”