Albin Kurti bën histori, i jep pëkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të parë i ka dalë në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se me trup gjendet në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër është në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    “Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, ka shkruar Kurti.