Ambasadori amerikan ka një mesazh në Ditën e Kushtetutës

    Kushtetuta e Kosovës sot ka mbushur 11 vjet që nga miratimi i saj, njofton Indeksonline.

    Urimeve të liderëve kosovarë i është bashkangjitur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

    Ai në Twitter ka zgjedhur një citat nga Kushtetuta në të cilën zotohet se e ardhmja e Kosovës do të ndërtohet në atë mënyrë që të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj.

    “Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën thuhet se njerëzit janë “ të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, ka shkruar Kosnett.

    Lexo edhe:  Ja çka thotë Thaçi kur pyetet nëse ka dashur të tërheqë vëmendjen nga protesta e Vetëvendosjes