Ambasadori britanik në Kosovë pas triumfit të Dua Lipës në “Grammy Awards”: Sukses i dy shteteve tona

    Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

    Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në këtë ngjarje madhore muzikore.

    Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell duke uruar këngëtaren tonë për këtë arritje.

    “Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruari diplomati në llogarinë personale në Facebook.

    Theksojmë se Lipa ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.

    Ndryshe, Bebe Rexha ka qenë e nominuar në dy kategori të ndryshme, por që nuk arriti të rrëmbej ndonjë çmim prestigjioz.

    Lexo edhe:  Fjolla Morina: Do kaloja natën me dikë për 1 milion euro