Analisti serb: A mund të jenë bisedimet me Kosovën temë e takimit Merkel-Putin?

    “Deklaratat e fundit mbi përkufizimin kanë treguar se këta faktorë ndërkombëtarë për këtë kanë qëndrim të fortë dhe se temën e Kosovës e kanë vënë në korniza të qarta, në të cilat duhet të lëvizim”, thotë korrespodenti në Gjermani i RTS-së.

    Gjasat janë të vogla që Serbia e Kosova të gjenden në rend dite të samitit në Moskë ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, ka thënë Nenad Radicevic, korrespodent në Gjermani i televizionit shtetëror serb RTS, transmeton gazetametro.net.

    “Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në samitin Putin-Trump. Përfaqësuesit e fuqive të mëdha temat si ajo e Kosvës, në të cilat nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë të sigurisë, sigurisht se ua lënë zyrtarëve më të ulët të ministrive të punëve të jashtme”, thotë Radicevic, duke theksuar se nuk mund të ketë diskutim më të thelluar të dy liderëve rreth Kosovës.
    Sipas mendimit të Dukicit, Kosova është temë e cila është nën kontrollin e faktorëve ndërkombëtarë.

    “Deklaratat e fundit mbi përkufizimin kanë treguar se këta faktorë ndërkombëtarë për këtë kanë qëndrim të fortë dhe se temën e Kosovës e kanë vënë në korniza të qarta në të cilat duhet të lëvizim”, ka thënë Dukic, duke shgtuar se nuk duhet pritur korrigjim eventual të qëndrimeve as të Gjermanisë, as të Rusisë nga ana tjetër, ka thënë ai për “Sputnjik”-un,/gazetametro.net.

    Lexo edhe:  Hasani-deputetëve: Votuat për të mos ua zvogëluar pagat prokurorëve sepse keni frikë