Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes me fjalë ofenduese ndaj Mogherinit, e quan…

Anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka ofenduar rëndë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Përmes statuseve në Facebook, duke komentuar mbi takimet e fundit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruskel, ai e ka quajtur Mogherinin “idiote”.

Më poshtë statusi i tij:

“Mogherini nuk ka faj. Ishte e vogël kur Millosheviqi thyente kafka dhe hapte varre. Ndërsa shoku i saj Vuçiq ishte tashmë një fëmijë sadist. Sa për Thaçin, e dijmë të gjithë: është dhe idiot dhe i lig. Lidhja e tyre treshe është e përkyer: Idiotja, perversi dhe problematiku”, ka shkruar ai.