Anglezët po çmenden për Shaqirin, shikoni si feston Salah dhe gjithë stoli për golin fantastik të Shaqirit!

Liverpooli ka publikuar serish videon e golit të bukur që Xherdan Shaqiri e shënoi kundër Manchester United.

Shqiptari debutoi me supergol për ‘redsat’ në miqësore ndaj “Djajve të Kuq” dhe Liverpooli edhe njëherë ka zbuluar gjithçka që ndodhi atë ditë, natyrisht me fokusin te Shaqiri, pasi ishte dita e shqiptarit.

Në videon e publikuar, shihen disa pamje që nuk janë parë deri më tani, mënyra se si feston Salah dhe i gjithë stoli për golin me gërshërë.

Shaqiri po jep sinjale se një sezon i madh e pret atë me fanellën e Liverpoolit, pas transferimit nga Stoke City për më pak se 15 milionë euro.

Ish anësori i Bayern Munich dhe Interit ka shkëlqyer edhe gjatë ditës së marte në stërvitje.

Ai shënoi një gol të bukur nga distanca, duke mos i dhënë asnjë shans portierit.

Përveç golit, shqiptari dhuroi spektakël në stërvitje duke dhënë një asist të bukur për Marko Grujić, por ky i fundit nuk ia doli të shënojë i vetëm me Alissonin.