Apostolova: Mjaftë më, kjo është data e saktë e liberalizimit të vizave

    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, ajo është treguar gjithmonë e kujdesshme.

    Apostolova ka thënë se ajo ende nuk mund të tregojë datën e saktë kur do të lëvizin qytetarët e Kosovës të lirë.

    “Është një proces i gjatë dhe është e parakohshme të thuhet se brenda tre muajve do të jemi të gatshëm pasi kjo duhet të vlerësohet edhe nga njerëzit në Komisionin Europian. Gjithmonë kam qenë e kujdesshme sa herë që kam folur për çështjen e liberalizmit të vizave”.

    “BE nuk punon vetëm në liberalizimin e vizave, e kemi edhe formatin e Këshillit dhe kemi aq shumë tema të rëndësisshme, prandaj nuk mund të themi një datë të saktë”.

    Lexo edhe:  I dënuari përjetë për përdhunimin e vrasjen e 10-vjeçarit i vuri flakën qelisë, e treta herë që tenton vetëvrasjen