Arrestohet terrorristi i famshëm pas 17 vitesh

I arratisuri më i kërkuar në Spanjë dhe Francë u arrestua sot pas 17 vitesh ikje nga drejtësia në dy vendet evropiane, Josu Ternera, anëtar i organizatës terrorriste baske ETA, ishte përgjegjës për sulm dhe vrasje të 11 personave, mes tyre 6 fëmijë, transmeton Gazeta Metro.

Ish udhëheqësi i tash të shuar grupit bask ETA u arrestua në Francë për sulmin e vitit 1987 në Zaragoza të Spanjës, ku vdiqën 11 vetë, mes tyre 6 fëmijë. Ai u akuzohet se urdhëroi sulmin me bombë në atë kohë.

Ai u arrestua në Francë për aktakuzën dhe dënimin e një gjykate franceze të 2017 për pjesëmarrje në grup terrorrist, dënim në mungesë. Pas arrestit ai shtrua në spital sipas gazetës spanjolle El Mundo.

Në Spanjë ai u arratis pas akuzës së 2002 kur sa ishte në detyrë të asambleistit në parlamentin rajonal bask, Gjykata Supreme Spanjolle lëshoi urdhër arrest ndërkombëtar.

Ai arrestua unë kufirin mes Francës dhe Zvicrrës pas një operacioni të përbashkët policor. Ai po lëvizte drejt një qendre mjekësore pasi vuan nga sëmundja e kancerit.

Josu Ternera, i njohur edhe si Jose Antonie Urrutikoetxea, tani 69 vjeçar, do të gjykohet në dy vendet, sipas Ministrit të Brendshëm të Spanjës, Fernando Marlaska.

ETA (Euskadi Ta Askatasuna) shpalli armëpushim më 2011 dhe dorëzoi armët në prill të 2017, që e përfundoi konfliktin e fundit në evropën perëndimore. Në maj të 2018, vet Josu Ternera kishte deklaruar se kishte mbyllur të gjitha strukturat e organizatës. ETA llogaritet të kenë vrarë mbi 850 njerëz gjatë 50 viteve konflikti për pavarësimin e shtetit Bask në veri të Spanjës dhe juglindje të Francës./

Lexo edhe:  14 vjeçarja vdes pasi i bie telefoni në vaskë