Balje: Të bëhet krijimi i regjistrit të pedofilëve në Kosovë

    Deputetja e Kvuendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se duhet të nisë krijimi i regjistrit të pedofilëve në Kosovë.

    Sipas saj, pedofilët nuk duan të shërohen sepse nuk duan të heqin dorë nga dëshirat dhe kënaqësitë e tyre.

    “E vetmja mënyrë që të luftojmë kundër tyre është që të edukojemi se si t’i njohim ata, cilat janë karakteristikat e tyre, si e zgjedhin viktimën, t’i njohim sjelljet e tyre, të njëjtën kohë që të evitojmë prezencën e tyre pranë fëmijëve”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook-

    Balje konsideron se krijimi i regjistrit të pedofilëve nënkupton jo vetëm publikimin e identietit të tyre por edhe shrimin e mbikëqyrjes së rregulltë mbi ta pas përfundimit të dënimit nga ana e tyre.

    Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

    Pedofilët nuk duan që të shërohen, sepse nuk duan tê heqin dorê nga dëshirat e tyre të kënaqësisë, vetëm frika nga sanksionet dhe gjykimi publik për ta mund ti parandalojë dhe ti motivoj që të kërkojnë ndihmën adekuate. Sta duhet që psikologut dhe psikijatrit ti drejtohen per ndihme profesionale nese e durojne por jo sepse per shkak te sjelleve te tyre të tjeret te durojnë.

    E vetmtja menyre qe të luftojmë kunder tyre eshte qe edukohemi se si ti njohim ata, cilat jane karakteristikat e tyre, si e zgjedhin viktimen, ti njohim sjelljet e tyre, te njejten kohe qe te evitojme prezencen e tyre prane femijëve. Këtë mundemj kur qytetaret te jene te informuar kush janë ata persona.

    Krijimi i regjistrit te pedofileve ne nivel shteti dhe plotesimin e ndryshimin e ligjit ne kete fushe nenkupton jo vetem publikimin e identitetit te tyre por edhe shtimin e mbikeqyrjes te rregullte mbi ta pas perfundimit te denimit nga ana e tyre. Kete mundesi qe qytetaret, gjithsesi prinderit te kene informate qe ne afersi te tyre eventualisht jetojne pedofilë.

    Lexo edhe:  Këto janë pamjet që sheh një shqiptar i Kosovës, sapo hyn në aksin Kukës- Morinë

    Unë jam për krijimin e regjistrit të pedofilëve në Kosovë, të fillojmë seriozisht këtë betejë !