Bashkimi Europian vazhdon traditën, injoron flamurin e Kosovës

    Tashmë është e qartë që BE mban qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës për shkak se 5 shtete nuk e njohin pavarësinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot po qëndron në Bruksel dhe atje ditën e ka nisur me një takim me Presidentin e BE’së Donald Tusk. Me shefin e BE’së, ka shtrënguar duart dhe ka bërë fotografi ndërsa në sfond ka qëndruar i ekspozuar vetëm flamuri i BE’së

    Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ndërsa pritet ta takojë edhe komisionerin për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn.

    Gjatë këtyre takimeve, kreu i shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

    Lexo edhe:  Vuçiq: Jam i shokuar nga arroganca e Prishtinës