BE kishte vlerësim pozitiv për liberalizim, e ndryshoj qëndrimin në dy muajt e fundit, kjo është arsyeja

Një pjesë e madhe e zyrtarëve të Bashkimit Evropian kishin qëndrim pozitiv e madje shumë optimist se vendimi pro liberalizimit për Kosovën do të jepej në dhjetorin e 2018-ës.Por qëndrimi i tyre ka ndryshuar në mënyrë radikale në dy muajt e fundit, e kjo si rrjedhojë edhe të sjelljeve publike të presidentit dhe qeverisë së Kosovës.

Kështu të paktën ka deklaruar anëtarja e komisionit për integrime evropiane nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Kollçaku.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Kollçaku ka thënë se tashmë është e qartë se vendimi për liberalizim nuk do të jepet ketë fund vit, e madje as në vitin tjetër.Sipas saj një vendim mund të merret me së afërmi në vitin 2020.

Ajo ka fajësuar për këtë gjë pushtetarët në Kosovë, të cilët sipas saj kanë deklaruar publikisht se vendimi për viza do jepet këtë fund vit, kur në fakt BE s’ka dhënë asnjë afat kohorë, asnjëherë.

Ajo megjithatë ka theksuar se qëndrimi i BE-së për liberalizim ka ndryshuar në dy muajt e fundit dhe kjo sipas saj lidhet edhe me aventurat e presidentit Thaçi.

“Më parë kishte edhe disa zyrtarë të BE-së, që ishin pozitiv dhe optimist për vendimin për viza, kishte deklarata të tilla që do ndodhte, por në dy muajt e fundit fillojë në mënyrë radikale të ndryshoj qëndrimi edhe zërat për mos liberalizim, por megjithatë ka pas edhe nga zyrtarë të BE-së shumë. optimist.

Por tashmë nga takimet që kemi qoftë nga ambasadorë, qoftë me përfaqësues, ata janë të qartë, thonë mos u ngutni, mos jepni data, tash e bëjnë të qartë se jo vetëm nuk do të merret vendimi pozitiv, dhe çka është më e keqja tash nuk është e qartë kur do të ndodh, dhe gjasat janë të vogla që ajo të bëhet para vitit 2020.” Është shprehur deputetja e VV-së.

E pyetur për arsyet e ndryshimit të këtij qëndrimi të përfaqësuesve të BE-së, ajo ka përmendur siç i ka quajtur aventurat e Thaçit, dhe mos seriozitetin e qeverisë Haradinaj.

“Aventura personale e presidentit për dialogun, qeveria që ik nga dialogu, e edhe kriteret që janë përmbush, nuk janë zbatuar, ligjet vetëm janë bërë por nuk implementohen” ka thënë ajoMulhaxha e ka quajtur këtë një padrejtësi për qytetarët, ndërsa ka thënë se tash nuk mjaftojnë dorëheqjet e as shkarkimet, ato që duhen tash sipas saj janë zgjedhjet.

“Kjo është një padrejtësi e madhe që qytetarët po ndëshkohen për faj të pushtetarëveNuk mjaftojnë më as dorëheqjet as shkarkimet, ato që duhen tash janë zgjedhjet, sepse tash nuk mjafton dorëheqja e vetëm një ministri por e komplet kësaj qeverie”E pyetur nëse ka sinjale që do të ketë kritere shtesë për liberalizim, ajo ka thënë se do ketë rievaluim të kritereve që konsideroheshin si të përmbushura, siç është shembull luftimi i korrupsionit.

Rievaluim te kritereve, që tashmë janë konsideruar si të përmbushura, po nuk besoj se do ketë kritere shtesëNëse nuk do të ketë dënime të profileve të larta, atëherë liberalizmi do harrohet” ka thënë deputetja e VV-së./GazetaBlic/