Bërnabiq e jep datën: Ja kur mund të nënshkruhet marrëveshja me Prishtinën

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u përball me pyetje shumë të pakëndshme për Kosovën, reformat dhe perspektivën e Serbisë.

    Bërnabiq ka thënë se termini më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për Serbinë është viti 2025. Ndaj, sipas saj, ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajnë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.

    Ndër të tjera, ajo ka thënë se nëse do të pyetej ajo për anëtarësimin e Serbisë në BE deri në vitin 2025,, e nëse BE-ja do t’i ofronte tani anëtarësimin ajo do të thoshte jo sepse thotë se s’janë të gatshëm.

    “Në të kundërtën do të kishim një situatë të keqe për Serbinë dhe BE-në. Ne jemi më shumë të interesuar për reforma”, ka thënë ajo.

    Lexo edhe:  Vdes në moshën 43 vjecare ish-luftëtari i UÇK-së dhe djali i dëshmorit