Bërnabiq: Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka bërë të qartë pse ndryshimi i kufijve me Kosovën është i rëndësishëm. Ajo thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues dhe se nuk mund të lejojnë që Beogradi të humb gjithçka.

    Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, ka thënë Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

    “Serbia nuk do të lejojë që Prishtina t’i fitojë të gjitha e Beogradi të humb gjithçka. Në këtë moment duhet ta shohim se sa më së shumti mund të fitojmë, e sa më pak të humbim dhe të jemi racional dhe real në këtë pikë. Por, që Serbia të humb gjithçka e Prishtina të fitojë të gjitha, kjo është e papranueshme, dhe nuk është zgjidhje e drejtë”, tha ajo për “Tanjug”.

    Por, Kosova nuk është për t’u blerë dhe shitur, shton ajo duke komentuar propozimet që mund të dëgjohen në kohën e fundit rreth mundësisë që Serbisë për njohje duhet t’i ofrohet më shumë se anëtarësimi në BE.

    “Duhet të kthehemi në pikën e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”, porosit Bërnabiq. Por, ajo beson se aktualisht palët janë larg nga çfarëdo marrëveshje dhe nuk sheh arsye për optimizëm kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut.

    “Beogradi ka toleruar shumë provokime të Prishtinës për shkak të qetësisë dhe stabilitetit por taksa ka krijuar atmosferë e cila e ka bërë të pamundur çfarëdo dialogu. Menjëherë pas heqjes së taksës, ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun”, theksoi ajo.

    Lexo edhe:  Detaje nga vdekja e tmerrshme e 12-vjeçarit që u gjet pranë bërllokut