Buxhovi: Bërthama e Vetëvendosjes është marksiste-leneniste

    Shkrimtari, Jusuf Buxhovi ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka struktura të krimit të organizuar.

    Ai thotë se fuqinë faktike brenda VV-së nuk e ka lideri i saj Albin Kurti, por faktorë të tjerë brenda partisë.

    “Brenda partisë ka njerëz të krimit të organizuar. Vetëvendosje ka për detyrë që njerëzit e feudeve t’i largojë. VV ka më shumë militantë se sa disa të tjerë që janë brenda PDK-së”, ka thënë ai.

    Buxhovi tutje ka shtuar se Vetëvendosje nuk mund të kërkoj luftimin e korrupsionit në shtet derisa të luftoj atë brenda partisë.

    “Unë kam qenë i bindur se VV-ja do të përballojë disa elemente por nuk i kanë përballuar. Të rinjtë i kanë besuar shumë Lëvizjes njëjtë sikur ka fanatikë edhe në LDK”, ka thënë ai.

    Lexo edhe:  Ekskluzive: Greg Delawie i shkon në shtëpi Isa Mustafës, në takim dhe deputetët e LDK-së