Çfarë po bënte Trump derisa Bush dhe Obama po nderonin senatorin McCain?

Donald Trump përdori Twitterin për të kërcënuar Kanadanë para se të nisej për golf derisa politikanët tjerë po merrnin pjesë në funeralin e John McCane në Washington.

Senatori McCain vdiq të shtunën e kaluar pasi humbi betejën me kancerin derisa kishte kërkuar që presidenti të mos merrte pjesë në funeralin e tij.

 

Dy ish-presidentë Barack Obama dhe George W. Bush morën pjesë në ceremoni dhe vlerësuan lartë figurën e McCane.

Megjithëse Trump nuk u ftua në ceremoni aty nuk munguan anëtarë të administratës së tij përfshirë të bijën e tij, Ivanka Trump dhe dhëndrin Jared Kushner.