Challandes: “Valon mos shko te Shqipëria të lutem”

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar se më herët ka pasur kontakte me futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër si Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemajli, në kohën kur diskutohej se do të zgjedhnin për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare.

67 vjeçari në konferencën për shtyp që u mbajtë të hënën, kujtoi atë çfarë i kishte thënë Behramit para disa vitesh.

“Unë isha në Zvicër me Behramin dhe i thash, a do të luash për Shqipërinë? Kur do të shkoj Shqipëria në kampionat evropian apo botëror? Me Zvicrën do të shkosh në botëror dhe evropian. Nuk kam asgjë kundër Shqipërisë, por atëherë isha në Federatën e Futbollit të Zvicrës. I thash, Valon mos shko te Shqipëria të lutem. Ne flasim për futboll.”

Behrami për 13 vite luajti për Zvicrën, në 4 kampionate botërore dhe zhvilloi 82 ndeshje me helvetikët duke shënuar 2 gola. /Indeksonline/

Lexo edhe:  Kadri Veseli reagon pas ankesave të FFK-së ndaj politikanëve