Cilin qytet të Kosovës zgjodhi Rita për të drekuar? (FOTO)

Rita Ora po qëndron në Kosovë për një mision bamirës në bashkëpunim me UNICEF, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja është e shoqëruar nga prindërit e saj, Besnik dhe Vera Ora.

Rita tashmë ka nisur misionin dhe këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës, nëna e saj e cila e publikoi një fotografi me të.

Artistja me prejardhje shqiptare, qëndroi sot në Ferizaj, ku edhe drekoi në njërin prej restoranteve me të njohura atje.

Ujëvara Resort, ka publikuar një imazh të Ritës nën shoqërinë e sigurimit duke shkruar: “Rita Ora sot në resorin tonë”.

Lexo edhe:  Pas postimit për ndarje, flet gruaja e Medës