Çun Lajçi: Ankohuni të Ramushi!

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar sërish ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ia ka kujtuar Haradinajt, deklaratën se do ta korrigjonte kufirin dhe “guri” do të kthehej në Zhleb.

Lajçi i ka këshilluar banorët e Çakorrit e Zhlebit që të ankohen te Haradinaj, pasi Mali i Zi po i përzë nga shtëpitë e tyre në bjeshkë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Ankohuni të Ramushi

Po thonë Mali i Zi po i përzen rrafshjantë prej bjeshkës, bile edhe tbanët po ua rrafshon!

Çudi po m’vjen?

Ramushi vet rrafshjanë asht, e vet bajke be se do t’korigjohet kufini, e do t’kthehet guri n’Zhleb!

N’Çakorr po se po!

Pse s’po del me i kqyrë rrafshjantë e vet tash?

Kryeministër Zhlebi e Çakorri e paten ba!