Daci: Unë kam hise në idenë për ‘korrigjim’ të kufijve

    Si duket ideja për ‘korrigjim’ të kufijve po na del se ka një bashkë-autor.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, po pretendon se ka hise në idenë e shtyer përpara nga Thaçi për ‘korrigjim’ të kufijve, transmeton gazetametro.net

    Në lidhje me këtë, Daci i referohet një takimi që ai kishte me presidentin Thaçi në një nga vilat e Brezovicës.

    Sipas Dacit, ishte aty dhe në atë takim ku lindi ideja për ‘korrigjim’. Madje, edhe termin ‘korrigjim’ thotë ta ketë dhënë ai, meqë vlerëson se është më adekuati sepse po bëhet fjalë për një gabim që ka ndodhur në të kaluarën. /gazetametro.net

    Lexo edhe:  Kadri Veseli jep lajmin: Rusia do ta njohë Kosovën