Daçiq: Pacolli e ngre zërin aty ku nuk jam unë

    Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi thotë se askush në dikasterin që ai e udhëheq nuk është marrë me vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Begjet Pacolli në Banjallukë.

    “Kjo çështje i përket organizatorit të takimit”, ka thënë ai duke iu referuar mungesës së shefit të diplomacisë kosovare në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

    “Çështja se ku do të mbahet ai takim dhe si do të organizohet, është çështje që nuk kemi biseduar dhe as që jemi përzier. Por, pavarësisht kësaj, Pacolli shfrytëzon çdo rast që të paraqitet diku dhe i tregon disa nga rrëfimet e veta, ashtu siç bëri kohë më parë në Dubrovnik kur foli për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kështu flet kryesisht kur unë nuk jam aty”, citon b92 të ketë thënë Daçiq

    Ai ka shtuar se Pacolli gjithmonë ankohet në Bosnjë e Hercegovinë se nuk i jep vizë, për shkak se Republika Serbe nuk e njeh Kosovën.

    Lexo edhe:  Haradinaj: Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e vet