Dalin pamjet e një grabitje spektakolare, e gjitha ndodh në 4 minuta

Kamerat e sigurisë në Londonderry, Irlandë kanë filmuar një vjedhje të pazakontë të një bankomati.

Në orët e para të mëngjesit, grabitësit kanë thyer me ekskavator bankomatin e vendosur në një market, dhe i gjithë “procesi” ka zgjatur vetëm katër minuta.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një burrë me ekskavator thyen murin, e nxjerr bankomatin dhe e fut në një furgon me të cilin largohen me shpejtësi.

Në pamjet filmike shikohen se grabitëist kishin mbuluar fytyrat me maska me qëllim që të mos identifikohen.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se ekskavatori me të cilin ishte kryer grabitja ishte vjedhur.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kriza e urisë në Jemen, familjet martojnë vajzat 3-vjeçare për ushqim