Deklarata Zekës se “me më thanë Amerika mos flej tri ditë me gru, unë nuk flej”, merr vëmendjen e medieve serbe

Deklarata e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili ka folur për çështjen e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe presionin që po bën Amerika për pezullimin e saj në mënyrë që të mos stopohet procesi i dialogut, ka marrë vëmendjen e medieve serbe, raporton Gazeta Blic.

Por, kjo nuk ishte çështja e vetme që media serbe i ka kushtuar rëndësi.

Deklarata e tij se “Me më thanë amerikanët mos flej tri ditë me gru, unë nuk flej tre muaj” ka zënë hapësirën e njërit prej titujve të “Blic-it” të Serbisë.

Ndryshe Zeka ka thënë se është kundër heqjes së kësaj takse, mirëpo sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë që Amerika t’ia kthejë shpinën.

Lexo edhe:  Horoskopi mujor- Nuk do ta besoni cfarë befasishë ju presin gjatë qershorit