Deputeti i LDK-së godet Sejdiun: S’na duhet lideri dikush që i tutet Hashim Thaçit

    Deputeti u Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të ish- kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu.

    Avdyli në një shënim në Facebook tha se dikush i cili nuk guxon ta kritikoj Hashim Thaçin, as nuk duhet ta pretendoj postin e kryetarit të partisë, raporton Gazeta Blic.

    Shënimi i plotë:

    Çdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën së Hashim Thaqit, sdo duhej as të pretendoj fronin e LDK-së . Sepse LDK ka nevojë për lider guximtarë që thotë hapur kritikat dhe autokritikat, por edhe LDK-në e mban si parti të parë e jo patericë.

    Pyetja në 2 intervistat e Presidentit Sejdiu, si e vlerësoni punën e HTH si president?. Pa përgjigje, pa asnjë fjalë kritike. Gadi sa nuk filloi edhe ta lëvdronte. Sdi pse ka frikë një politikan i kalibrit të Presidentit Sejdiu për të thënë qartë se regresi i këtij vendi fillon me ardhjen në pushtet të HTh.

    Me të filloi keqqeverisja , me të filloi keqpërdorimi i parasë publike, me të lulëzoi nepotizmi e korrupsioni. Hashim Thaqi e solli gjykatën speciale , ai e shtroi në tavolinë shkëmbimin e territoreve tona e shumë të këqija tjera. Por Presidentit si shpëtoi asnjë fjalë edhe pse pyetjet ishin direkte.

    Kurse për Isa Mustafën kishte shumë për të thënë. Ndoshta do ti falej edhe kjo ,po ta kishte të njëjtin guxim edhe me Hashimin por jo.

    Lexo edhe:  Franca i përgjigjet Trumpit për sugjerimin si të ndalet zjarri në “Notre Dame”