Deputeti pro-serb nga Bundestagu: Ta kthejmë Kosovën nën administrimin e Këshillit të Sigurimit

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Hansjörg Müller, nga partia Alternativa për Gjermaninë (AFD), ka thënë se pranimi i pavarësisë së Kosovës ishte një neglizhim i ligjit ndërkombëtar.

    Muller thotë se Kosova duhet kthyer përsëri nën administrimin e Këshillit të Sigurimit.

    “ Le t’i kthehemi drejtësisë, ta kthejmë Kosovën nën administrimin e Këshillit të Sigurimit”, ka thënë ai në një intervistë për ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

    Për deputetin pro-serb gjerman, një vendim për të kthyer Kosovën nën OKB-në do të ishte një vendim dhe zgjidhje fer.

    Ai ka kritikuar edhe qëndrimin dhe mbështetjen e kancelares gjermane, Angela Merkel, për Kosovën.

    Sipas tij, angazhimi i Merkel për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk i ndihmon asgjë Gjermanisë, por gjithçka shkon në shërbim të politikës amerikane dhe interesit të SHBA-së.

    “Merkel nuk po bën asgjë që do të ishte e mirë për Gjermaninë, ajo po bën gjithçka për të mirën e SHBA-së. Unë i rekomandoj që të ndryshoj shtetësinë, dhe ta propozojë atë si një kandidate në zgjedhjet e ardhshme atje. Kështu që ajo mund të fitojë dhe të bëhet presidente e vendit që ëndërron”, shprehet Muller.

    Muller nuk ka nguruar që të thur lavde për shtetin e Serbisë, duke thënë se e vlerëson si shtet jashtëzakonisht shumë sepse nuk është një ‘koloni e SHBA-së’.

    “Nga pikëpamja politike e vlerësoj Serbinë sepse nuk është një koloni amerikane, por një shtet krenar”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Lexo edhe:  Ramush Haradinaj: Amerika për taksë kurrë s’e heqë ushtrinë, mos u mërzitni