Digjet banesa në Belgjikë, vdesin dy të rinj shqiptarë nga Berati dhe Durrësi

    31 Ditën e premte një zjarr i rënë në zonën e Dilbeek në Bruksel i mori jetën dy të rinjve shqiptarë.
    Mësohet se viktima mbetën Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe 23 vjeçari Venedik Pirushi nga Durrësi.

    Alain Habils, zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant Ëest tha se viktimat janë me origjinë shqiptare.

    Shkaku i incidentit ende nuk dihet.

    Është një ndërtesë e ndarë në tri banesa, kur zjarrfikësja e parë mbërriti në vendin e ngjarjes disa minuta pas telefonatës, flakët ishin përhapur gjithëandej.

    Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan”, tha Segers për mediat vendase.

    Lexo edhe:  Lajm fantastik për “veteranët mashtrues”, ja çfarë përfituan ata sot