Dilema e madhe për motin në Kosovë- Djali i presidentit Rugova përplaset me Sylë Tahirsylën

    Kosova është përfshirë nga ftohti dhe të reshurat e borës gjatë ditëve të fundit. Por përveç ftohtit të madh në vend është duke mbizotëruar edhe një paqartësi.

    Madje dy persona janë duke u përplasur, teksa po tentojnë që ta parashikojnë motin, shkruan Insajderi.

    Mendimi, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova është duke u përplasur me ish-drejtorin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj.

    Fillim i javës së ardhshme duket se nuk do të jetë sfidë vetëm për qytetarët e vendit për ta kaluar të ‘ftohtin e madh’, sipas Mendim Rugovës, por edhe për ta kuptuar se çfarë moti do të kemi. Java tjetër do të zbulojë se cili nga meteorologët ka dhënë parashikimin e saktë për motin.

    Teksa djali i presidentit Ibrahim Rugova, thotë se moti në fillim të javës do të jetë shumë i ftohtë, Sylë Tahirsylaj thotë se në vendin tonë java e ardhshme do të jetë më e mirë se kjo që sapo e kaluam.

    “Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intenzive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohëpaskohe me reshje lokale bore”, ka shkruar Rugova teksa ka parashikuar motin për pesë ditët e ardhshme.


    Diçka më ndryshe ka parashikuar motin për këtë fillim të javës ish-drejtori i Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai nuk e ka paraqitur motin si “shumë të ftohtë” ashtu siç e ka parashikuar Mendim Rugova.

    Ka thënë se java e ardhshme do të jetë më e mirë se java që e kaluam.

    “Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, ka deklaruar Tahiri ditë më parë./Insajderi.com

    Lexo edhe:  Rusët me një sulm të ri ndaj Kosovës