Djali i Thaçit ironizon me Kurtin përmes fotografisë së babait duke krasitur pemët

Endrit Thaçi ka ironizuar me Albin Kurtin.

Para pak çastesh në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit, kështu me 82 vota kundër është rrëzuar qeveria Kurti, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas kësaj, djali i presidentit Thaçi, Endriti ka ironizuar me Kurtin nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram.

Në foton e postuar shihet Thaçi duke krasitur pemët, aty montazh është bërë fytyra e Albin Kurtit.

Lexo edhe:  Timothy Less: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë i pashmangshëm, por veriu do t’i shkoj Serbisë