Dorëzohet Vuçiq, Haradinaj ka të drejtë, e kanë Amerikën në krah

Duket se presidenti serb Aleksander Vuçiq është dorëzuar në lidhje me mundësinë e transferimit të FSK-s në ushtri që parashihet të ndodh më 14 dhjetor, duke deklaruar se nuk është aspak i kënaqur me deklaratën e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj iniciative, transmeton “Zëri.info”.

“Nuk jam aspak i kënaqur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë rreth ushtrisë. Unë do ta pyesja, ku shkruan kjo, ai me siguri do të më thoshte askund, por ata janë fuqi, ata janë më të fortë”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka theksuar ai, Haradinaj kishte të drejtë kur ka deklaruar se amerikanët janë në anën e tyre.

“Këtë e kam thënë edhe më herët dhe ja tani tregimi i njëjtë, kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër, duhet të mbrohemi disi”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka theksuar ai, ata të gjithë janë shumë më të fuqishëm dhe se nuk brengosen shumë ‘nëse na godasin’, transmeton më tutje “Zëri.info”.

“Jemi shumë të vegjël dhe qesharak për ata”, ka komentuar presidenti serb. Ai thotë se ashtu siç kanë deklaruar më herët, shqiptarët kurrë asgjë nuk bëjnë vetëm dhe prapa të gjithave qëndrojnë amerikanët.

“Ata kanë aleatë edhe në Evropë. Prandaj duhet të orientohemi në fabrika dhe ekonomi. Ne Amerikën ta mundim ushtarakisht, mos të bëhemi qesharakë”, ka theksuar Vuçiç./ZERI