Drashkoviq: Sado që shtyhet arritja e një marrëveshje me Kosovën, aq më keq për ne

    Partia e Vuk Drashkoviqit, vlerëson se zgjatja e konfliktit të ngritë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të shpërthejë në një konflikt të armatosur në të gjithë Ballkanin.

    Sipas kësaj partie, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet vepruar me maturi, duke lënë anash emocionet, dhe duke menduar për të ardhmen.

    “Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Në këto çështje të interesave kombëtare dhe shtetërore arsyeja duhet të mbizotërojë mbi emocionet. Nuk guxon të na udhëheq injoranca, urrejtja, inati, pasioni, edhe sikur ajo ta na imponohet nga shumica. Vendimet duhet të merren me mençuri, në përputhje me interesat afatgjata të Serbisë”, thuhet në deklaratë.

    Presidenca SPO ka deklaruar se me mos zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të ndizen flakët e luftës, jo vetëm në mes të serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.”

    “Nëse tani nuk arrijmë marrëveshje [me Kosovën], e ngarkojmë popullin dhe vendin për shumë vite në të ardhmen, por edhe brezat e ardhshëm, edhe me rrezikun se një zgjidhje e mëvonshme të jetë shumë më e pafavorshme për neve”, thuhet në deklaratë.

    Më tej thuhet se SPO mbështet angazhimin e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që me ndihmën e BE-së, të arrijë një zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovës.

    Lexo edhe:  Fjalët e kësaj plake për Serbinë po dridhin internetin