Drecun: Prapa protestave në Serbi qëndrojnë Haradinaj e Zaevi, miq të Jeremiçit e Gjillasit

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, po e sheh si një përgatitje për provokim dhe nxitje të dhunës, vizitën që ushtria shqiptare do të bëj në Kosovë, për të realizuar një ushtrimin të përbashkët me ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Sipas tij me këtë po demonstrohet në mënyrë të papranueshme politika e krijimit të Shqipërisë së Madhe, pasi që nuk ka asnjë arsye për të dërguar ushtri në Kosovë.

“Me hyrjen e tyre, ata pushtuan një pjesë të territorit tonë”, është shprehur Drecun.

Sipas tij, për këto zhvillime nuk po flasin as KFOR-i e as Kombet e Bashkuara.

“Sipas rezolutës 1244, në Kosovë është e lejuar vetëm prania e KFOR-it”, ka thënë ai.

“KFOR-i është në gjendje të lejojë praninë ushtarake të një force që nuk është pjesë e KFOR-it. Pse nuk u parandalua? Kush e mori vendimin politik për të lejuar një gjë të tillë”, ka pyetur politikani serb, shkruan B92, trasnmeton Gazeta Express.

Sipas tij ky është një sinjal i qartë për Beogradin se ushtria shqiptare mund të ndihmojë Kosovën për të spastruar etnikisht dhe për të përzënë deri në fund serbët nga Kosova.

‘Po dërgohet një mesazh shumë i rrezikshëm që mund të dërgoj në një luftë”, ka shtuar Dreun.

Sipas tij është e qartë që para të gjithë zhvillimeve në Kosovë, qëndron politika e Shqipërisë, dhe Maqedonisë gjithashtu.

Sa i përket protestave të organizuara nga opozita në Serbi kundër regjimit të Aleksander Vuçiqit, Drecun ka thënë se prapa qëndron dikush nga Kosova dhe Maqedonia.

“Ramush Haradinaj ka raporte të shkëlqyera me Zoran Zaevin. Gjillas dhe Jeremiç kanë zhvilluar takime sekrete në Shkup. Çfarë kanë diskutuar ata me Zoran Zaevin”, është shprehur Milovan Drecun.

Lexo edhe:  Pamje të rënda nga aksidenti në Pejë (Foto)